Moratti flet për Interin, befason për Juventusin

Dështimi i Inter për t’u kualifikuar në Evropë sipas ish presidentit të kësaj skuadre Massimo Moratti, nuk është një dramë.

Nerazzurrët u mundën nga Juventusi në San Siro të shtunën, duke i lënë ata jashtë ‘luftës’ për t’u kualifikuar për në Evropa Ligë këtë sezon.

“Kjo nuk është një dramë”,  tha Moratti kur u pyetën në lidhje me situatën, transmeton Gazetaolle.com.

“Ne shpresojmë që të marrim pozitivn e mungesës në Evropë edhe pse tifozëve nuk do t’u pëlqej. Hendeku me  Juventusin është i madh, por Inter do të përpiqet. Të gjitha ekipet kanë kohëra të mira dhe të këqija, ne duhet të punojmë shumë, të jemi të durueshëm dhe shpresoj se fati mund të na ndihmojë”.

Sipas Moratti, Inter u bë ekipi i madh kur e fitoi kurorën e trefishtë: Scudetton, Kupën dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Juventusi kanë mundësi të bëjnë të njëjtën gjë këtë sezon dhe Moratti u thotë të besonojnë dhe të provojnë. “Gjithkush dëshiron të marrë diçka fantastike, kjo është e drejtë që Juve të provojë. Ne kemi pasur lojtarë të frikshëm në vitin kur kemi fituar tripletën”.