Dhe Berlini thotë: ‘Willkommen Juventus’ (VIDEO)

Nuk ka finale spanjolle. Ka finale Barcelona – Juventus. Janë italianët që eliminuan kampionin në fuqi, duke prerë biletën për finalen e madhe të Berlinit.

‘Zonja e Vjetër’ mori një barazim 1:1 në ‘Santiago Bernabeu’, derisa takimin e parë e kishin fituar 2-1.

Cristiano Ronaldo shënoi në minutën 20 për 1:0 nga penaltia, pas një 11-metërshi të fituar nga Rodriguez. Shifrat i barazoi ai që kishte shënuar edhe në takimin e parë, Alvaro Morata në pjesën e dytë.