Morata befason të gjithë pas triumfit: Kjo është skuadra ime për sezonin e ri

Alvaro Morata dëshiron të qëndrojë te Real Madridi. Sulmuesi ka thënë fjalë të mëdha pas përfundimit të finales ndaj Juventusit.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve pasi u ktheva te Reali është diçka e pabesueshme. E ardhmja? Unë jam i lumtur këtu, ëndrra ime është që të jem këtu dhe tani nuk po mendoj për asgjë tjetër”, deklaroi Morata, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jemi një skuadër, një familje. Jemi 23 veta që mendojmë si ekip e jo individualisht. Nëse do të ishte ndryshe, duhet të luanim tenis”, shtoi ai.

Ai ka shprehur keqardhje për ish-ekipin e tij, Juventus.

“Fituam Ligën e Kampionëve dhe më vjen keq për Juven, sepse ata njerëz janë në zemrën time. E kam përjetuar me ta këtë gjë dhe e di se si ndjehen”, shtoi Morata.

“A do të rikthehesh në Itali, pasi Milani ka konfirmuar interesimin? Jo, sinqerisht nuk do të rikthehem në Itali. Dua të vazhdoj me Realin, por e di së është e vështirë. Unë mund të ju them vetëm se çfarë lexoj në gazeta, asgjë më shumë”.

“Më pëlqen Italia, por jam i lumtur këtu. Reali është ekipi im dhe shtëpia ime. Gjithmonë kam thënë se Juventusi është shtëpia ime e dytë. Kurrë nuk i dihet”.

morata