Montoya drejt Interit, ja operacioni ‘zikaltër’

Transferimi i Geoffry Kondogbias i ka dhënë zemër Interit, që vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar duke kërkuar futbollistë.

Objektivi i radhës është Martin Montoya, mbrojtësi i Barcelonës i cili nuk po ka aspak hapësira në formacionin katalunas.

Sipas Gianluca di Marzios, lubi zikaltër e ka bërë gati operacionin e transferimit, ku së pari dëshiron huazimin 2-vjeçar të Montoyas, me të drejtë obligative të blerjes. /Olle