Montella pranë shkarkimit

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella, mund të largohet shumë shpejtë posti i trajnerit te skuadra ‘vjollcë’.

Kjo për shkak të dështimit total në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, ku Fiorentina u eliminua nga Sevilla me rezultat të përgjithshëm 5:0.

Tifozët nga Firenca nuk e duan më Montellën dhe kryesia e Fiorentinës do të vendosë pas përfundimit të edicionit për të, por një gjë është e sigurt: karrigia e tij po lëkundet me të madhe. /Gazeta Olle