Montella me ide gjeniale për shpëtimin e Parmës

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella, është i shqetësuar në maksimum me gjendjen aktuale të Parmës dhe ka reaguar duke e dhënë një ide të paparë për shpëtimin e klubit emilian, transmeton Gazeta Olle.

“Mendoj që duhet të mblidhen të gjitha klubet e Series A dhe të kontribuojnë financiarisht për ta ndihmuar Parmën, së paku që ta mbyllë këtë kampionat”, ka deklaruar ai për mediet italiane.

Ndryshe, Federata e Futbollit të Italisë ka konfirmuar që nëse Parma largohet nga garat, të gjitha ndeshjet e ardhshme do të regjistrohen 3:0 në të mirë të kundërshtarëve. /Gazeta Olle