Monchengladbachu eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

Borussia Monchengladbach është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë pasi ka pësuar në shtëpi në 1/8 e finales nga Werderi me rezultat 4 : 3.

Skuadra e Granit Xhakës kaloi e para në epërsi duke realizuar përmes Stindl në minutën e 32-të, por Werderi u kthye menjëherë në pjesën e dytë përmes Sternbergut (52’) dhe Vestergaard (58’).

Hrgota barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 74-të, por gjithçka u përmbys sërish për vetëm tre minuta.

Pizarro dhe Ujah shënuan shpejt për 4 :2, para se Hrgota me golin e dytë të ngushtonte rezultatin në 4 me 3.