Momenti që vendosi finalen e ‘FA Cup’, a ishte për karton të kuq kjo ndërhyrje e Kovacic në Xhakën?

Tifozët e Chelseat kanë mbetur të zhgënjyer me ndarjen e drejtësisë në finalen e ‘FA Cup’ kundër Arsenalit.

Skuadra e Mikel Artetas e fitoi finalen 2:1, ndërsa një nga momentet më diskutabile të takimit ishte kartoni i kuq për Kovacic, pas një ndërhyrje në Granit Xhakën, shkruan Gazeta Olle.

Tifozët e Chelseat s’po mund të pajtohen me faktin që gjyqtari kryesor i takimit e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë dhe të kuqin kroatin.

Ata kanë sjell pamje për të dëshmuar që Kovacic nuk e meritonte përjashtimin. /Gazeta Olle/