Momenti kur tifozët e Senegalit tentuan ta sulmojnë Mohamed Salah

Mohamed Salah dhe Egjipti përfunduan me zemra të thyera edhe një herë, pasi u mposhten dhe eliminuan nga Senegali të martën mbrëma.

Pak më shumë se një muaj më parë, dy kombet u takuan në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, ku pas barazimit 0-0, Senegali triumfoi me penallti për të fituar trofeun.

Shoku i skuadrës së Liverpoolit, Sadio Mane shënoi penalltinë fituese me Salah që humbi mundësinë për të goditur një të tillë, duke e vënë veten të pestin në radhë për Egjiptin.

Egjipti dhe Senegali u takuan sërish në “play-off” me dy ndeshje për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Javën e kaluar, Egjipti fitoi 1-0 në shtëpi, por Senegali ndoqi shembullin në Dakar duke fituar me rezultat të njëjtë dhe pas 210 minutash nga dy ndeshjet, skuadrat përsëri u desh ta gjenin fituesin nga penalltitë.

Salah mori mësim nga Kupa e Kombeve dhe vendosi të godiste i pari për Egjiptin. Por, skuadra mysafire dhe Salah u desh të përballeshin me disa laser që u drejtuan në fytyra gjatë ekzekutimeve dhe ylli i Reds humbi penalltinë e tij.

Penalltinë e fundit për Senegalin e gjuajti përsëri Mane, i cili ishte i saktë duke dërguar kombëtaren e tij në Kupën e Botës.

Pasi u konfirmua kalimi i tyre në finalet e Kupës së Botës, kuptueshëm tifozët e Senegalit ishin të kënaqur. Shumë prej tyre pushtuan fushën për të festuar.

Megjithatë, shumë e pushtuan fushën me synimin për të kapur yllin e Egjiptit dhe Liverpoolit, Salah.

 

Një video është shfaqur tashmë ku truprojat e Salah duhet të largojnë shumë tifozë të Senegalit nga sulmuesi, të cilët përpiqen të arrijnë tek ai.

Më pas, ndërsa ai po marshonte drejt tunelit të stadiumit, shumë tifozë i hedhin gjësende nga tribuna. /Telegrafi/

 

 

 

 

Milani synon blerjen përfundimtare të Brahim Diaz, pritet të flasë edhe për transferimin e Hazardit

Ademi takon Mario Fehr, Ministër i Sporti në Kantonin e Cyrihut