Momenti kur Tahir Lushtaku i vërsulet gjyqtarit Bejtullahi, pasi ky i fundit e përjashtoi nga loja

Trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, i hipën nervat në disfatën e skuadrës së tij kundër Prishtinës në Kupën e Kosovës, saqë në një çast deshi ta sulmonte gjyqtarin e ndeshjes pasi u përjashtua nga loja për protesta.

Gjyqtari Mervan Bejtullahu e përjashtoi nga loja Lushtakun në fillim të vazhdimeve të takimit të 1/8 së finales në kupë, pas protestave të tij të vazhdueshme.

Lushtaku s’u pajtua me vendimin e tij dhe iu vërsul Bejtullahut, para se të ndalej ng ndihmësit e tij.

Prishtina e mposhti 2:1 Drenicën pas vazhdimeve, duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Prishtina ishte buzë rënies nga gara e kupës shtetërore pasi Uka e kishte kaluar skuadrën nga Skenderaj në epërsi në minutën e 61-të, por një penallti në çastet e fundit të ndeshjes e shpëtoi dhe e çoi ndeshjen e 1/8 së finales në vazhdime, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi shënoi nga penalltia dhe vetëm dy minuta pas fillimit të vazhdimeve, Sulley e kaloi klubin kryeqytetas në epërsi për herë të parë në ndeshje, e cila ishte e mjaftueshëm për ta siguruar një vend në çerekfinale.

Ky ishte goli i tij i parë për Prishtinën në ndeshjen debutues, të cilës iu bashkua në janar.

 

Bardhekaltrit mposhtin Vreshtarët

Momenti më diskutabil i ndeshjes, kur futbollistët dhe stafi i Drenicës kërkuan penallti