Momenti kur pjesëtari i stafit të Marseille godet tifozin me grusht (Video)

Ndeshja midis Nices dhe Marseille prodhoi një kaos të vërtetë aq sa lojtarët u përleshën fizikisht me tifozët.

Shkak u bë një shishe e hedhur në drejtim të yllit të Marseilles, Dimitri Payet i cili ia ktheu tifozëve të Nices me të njëjtën monedhë.

Por vëmendje e ka marrë pjesëtari i stafit të Marseille, i cili nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale godet keq tifozin e Nices.

Një goditje prej profesionisti duke mos i dhënë asnjë shans të riut i cili u shtri përtokë.

Ankohet motra e Ronaldos për golin e anuluar ndaj Udineses

Liridon Leci i jep fund karrierës së pasur dhe të lavdishme, tregon cilin klub dhe tifozëri i cilëson si më të veçantët