Momenti kur përzgjedhësit të Kosovës U21 i bie tabela e reklamave prapa kokës (Video)

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Michael Nees, shpëtoi nga një lëndim i mundshëm.

Trajneri gjerman ishte duke dhënë intervistë pas ndeshjes së dardanëve dhe tabela e reklamave i ra prapa kokës, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë, kjo situatë kaloi pa rrezik, madje trajneri e mori me shumë sportivitet.

Përfaqësuesja U21 e Kosovës e nisi me fitore ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2023.

“Dardanët” e rinj shënuan fitore 2-0 ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”. /Gazeta Olle/