Momenti interesant i derbit londinez: Dier shkon në tualet, Mourinho vrapon pas tij

Jose Mourinho ka qenë shumë i përfshirë në ndeshjen Chelsea – Tottenham në Carabao Cup, ku nuk kanë munguar momentet interesante.

Timo Werner e çonte Chelsea në epërsi 1-0 në pjesën e parë me një gol të bukur, por Erik Lamela barazoi shifrat në fund të ndeshjes.

Edhe gjatë ndeshje Frank Lampard ishte shumë i zhurmshëm, gjë që e bezdisi Mourinhon, i cili u përfshi në një debat me ish-lojtarin e tij.

Por në pjesën e dytë, Mourinho u përfshi edhe në një incident edhe më të çuditshëm.

Mbrojtësi i tij, Eric Dier, vrapoi në mënyrë të çuditshme drejt tunelit në mes të lojës. Më pas Mourinho vrapoi pas tij që ta thërras që të kthehet në lojë.

Të gjithë mendonin se çfarë po ndodhte në ato momente. Sidoqoftë, shpejt u bë e qartë se Dier thjesht kishte nevojë për tualet.

Ai u kthye në lojë dhe trajneri pas tij.

Pas këtij momenti Tottenham e gjeti golin e barazimit ku pastaj fitoi me penallti.