Momentet më të mira nga ndeshja Feyenoord – Drita (Foto)

Drita ka bërë paraqitjen më të mirë në histori të klubit në garat evropiane.

Gjiganti kosovar u përballë me atë holandez Feyenoordin në stadiumin De Kuip në Roterdam, ku në fund u mposhtën 3-2.

Ndeshja e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ përfundoi në barazim 0-0 dhe Drita tregoi karakter në 180 minuta ndaj 15 herë kampionit të Holandës.

Gjilanasit u eliminuan nga UEFA Conference League, por treguan cilësi të lartë përballë një skuadre si Feyenoordi.

Më poshtë keni imazhet më të mira nga ndeshja Feyenoord – Drita. /Gazeta Olle/

Presidenti i Dritës, Murseli: Kokën lart dhe vazhdojmë kështu me krenari!

Bylbyl Sokoli: Taktikisht Drita luajti shumë më mirë se Feyenoordi