Momentet më interesante nga përleshja e dy trajnerëve Tuchel – Conte

Thomas Tuchel dhe Antonio Conte më nuk do t’i kenë raportet siç i kishin më parë.

Trajneri i Chelseat dhe ai i Tottenhamit patën një kontakt acarues gjatë derbit mes dy skuadrave që përfundoi 2-2.

Dyshja u acaruan fillimisht kur italiani filloi të festonte golin e Pierre-Emile Hojbjerg që ishte i barazimit 1-1, dhe gjermani nuk pajtohej me atë sjellje, pasi kishte dy situata kontroverse deri tek goli.

Fillimisht nuk u akordua një ndërhyrje e palejueshme ndaj Kai Havertz, më pas Richarlison kishte zënë rrezen e shikimit të Eduard Mendy, me që rast edhe ra goli.

Dy trajnerët u ndëshkuan me kartonë të verdhë, për të vazhduar më pas ndeshjes.

Reece James riktheu epërsinë për Blutë, ndërsa Harry Kane në minutën e 90+6-të i barazoi shifrat në 2-2.

Me të përfunduar ndeshja, Conte shkoi t’i jepte dorën Tuchelit, por ky i fundit e mbajti atë, duke filluar edhe kështu eskalimi i situatës.

Gjyqtari Anthony Taylor u deshtë të ndërhynte sërish, por që tani me kartonë të kuq, duke qetësuar dyshen që mungojnë ndaj Leeds United (Chelsea), respektivisht ndaj Wolves (Tottenham).

Kampionati shqiptar mbetet pa njërin nga sulmuesit më të mirë, Guindo konfirmon largimin

Tuchel tregon arsyen pse u përplas me Antonio Conten