Momente makthi për Lirim Kastratin, sulmuesi i u rrëzua në tokë – klubi thotë se gjendja e tij është stabile

Dinamo e Zagrebit ka marrë tre pikët kundër Goricës falë fitores 1-0. Megjithatë ndeshja nuk është mbyllur me festë për “blutë“.

Përkundrazi, Lirim Kastrati shkakton panik pasi në fund të takimit rrëzohet përtokë.

Lodhja e madhe ka bërë që lojtarit shqiptar të mos i mbajnë më gjatë këmbët dhe është dashur më pas ndërhyrja e mjekëve për ta përmendur.

Kastrati është dërguar menjëherë më pas në dhomat e zhveshjes për tu qetësuar e për t’ju nënshtruar një kontrolli të plotë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe bar

Klubi i Dinamos së Zagrebit del me një komunikim për shtyp ku shpjegon çfarë i ndodhi futbollistit.

“Lirim Kastrati u ndje i dobët dhe iu dha ndihma mjekësore menjëherë në fushë. Lojtari u transportua në dhomën e zhveshjes ku shërbimi mjekësor i klubit kreu të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u vërtetua se lojtari ishte jashtëzakonisht i rraskapitur, dhe se dobësia ishte për shkak të lodhjes së madhe dhe rënies së sheqerit”.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, persona që luajnë futboll dhe njerëz në këmbë

“Të gjithë parametrat e rëndësishëm shëndetësorë u kontrolluan dhe Kastrati ishte nën mbikëqyrjen e një mjeku. Shëndeti i lojtarëve të ekipit të parë është nën kontroll dhe në rregull“, bën me dije klubi i Dinamos së Zagrebit.

Rrëfimi i Mimoza Hamidit, talentja e Kombëtares së Shqipërisë që po shkëlqen në Zvicër

Di Maria: Aguero dëshiron ta vras Messin