Modric flet para sfidës ndaj Brazilit: Viniciusin dhe Rodrygon i dua si fëmijët e mi

Kroacia luan nesër ndeshjen ndaj Brazilit në çerekfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’. 

Brazili shihet si favorit, megjithatë mund të pritet ndonjë befasi nga kroatët, shkruan Gazeta Olle.

Para sfidës së nesërme ka folur lojtari kryesor i kombëtares ballkanike, Luka Modric.

Fantazisti kroat tha se nëse kërkon të fitosh Kupën e Botës duhet të mundësh më të mirët

“Dikush tjetër ndoshta do të thoshte se nuk ishte i lumtur që gjeti përballë Brazilin, por në rastin tim kjo gjë nuk vlen. Fundja, nëse kërkon të fitosh Kupën e Botës duhet të mundësh më të mirët, për vetëbesimin e grupit tonë, por në të njëjtën kohë për t’u bërë presion edhe rivalëve që mbeten në garë.

Mesfushori foli edhe për përballjen ndaj, Rodrygos, Viniciusit si dhe ish-lojtarit madrilen, Casemiros.

Me Casemiron kemi ‘kërcyer’ shumë mbrëmje përkrah njëri-tjetrit dhe realisht do të na mungojë shumë te Reali. Ndërsa Vinicius dhe sidomos Rodrygo, janë jo vetëm dy lojtarë fantastikë, por edhe dy të rinj shumë të respektueshëm, të cilët i dua si fëmijët e mi. Por kur në mes është Kupa e Botës, për 90 minuta do t’i snoboj”, përfundoi ai.

/Gazeta Olle/

Në kërkim të një mbrojtësi, skuadra italiane kthehet nga Berat Gjimshiti

Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Malisheva