Mobilizohet Klina, nisen ta pushtojnë Mitrovicën për ta rrëzuar Dritën nga elita (FOTO)

Klina është mobilizuar për ndeshjen e barazhit, të cilën Dukagjini e luan sot kundër skuadrës së Dritës.

Një fitore eventuale sot do të bënte që ekipi i Seferin Elezajt të garonte në elitë edicionin e ardhshëm, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Tifo-grupi i Dukagjinit, Hithat, janë mobilizuar para ndeshjes, duke udhëtuar në numër të madh drejt Mitrovicës.

18928219_1281964565250891_1265239645_n 18945013_1281960121918002_1370136438_n

Në fotot që i ka siguruar Gazeta Olle, shihen disa autobusë duke u nisur nga Klina.

Tifozët e Dukagjinit kanë krijuar atmosferë impozante, duke kënduar për skuadrën e tyre të zemrës.

Ndeshja fillon prej orës 16:00 në “Riza Lushta”.

18928219_1281964565250891_1265239645_n 18944545_1281960105251337_813989367_n 18944760_1281960141918000_443253298_n