Mobilizohet Ferizaj për Prishtinën

Ferizaj është në pozitë të vështirë në këtë kampionat dhe në ndeshje kundër Prishtinës pritet të ketë përkrahjen e tifozërisë vendase ‘Ujqit’.

“Ujqit kanë një mesazh të qartë për të gjithë Ferizajlit që të vijnë të Dielën në Stadiumin “Ismet Shabani” për ta përkrahur skuadrën tonë në sfidën e së Dielës ndaj Prishtinës. Ujqit mbledhen në ora 12 para stadiumit. Forca Ujqit, Forca Ferizaj”, thuhet në njoftimin e tifozërisë ferizajse në faqen zyrtare të klubit në ‘facebook’.

Prishtina dhe Ferizaj kampionatin e kaluar ‘luftuan’ deri në fund për titull, por  në fund Kosova e Vushtrrisë doli fituese.