MKRS licencon Federatën e Basketbollit, Volejbollit dhe Atletikës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ka licencuar Federatën e Basketbollit të Kosovës, Volejbollit dhe atë të Atletikës.

Në kuadër të licencimit të federatave sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, pritën në takim udhëheqësit e këtyre tri federatave.

Kësaj radhe, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani.

“Muriqi, dua një fotografi me ty” – Sulmuesi kosovar është rikthyer në idol të tifozëve të rinj të Mallorcas

Ademi takon Gjeneratën e Artë të futbollit kosovar me rastin e festave të fundvitit