Mjafton Pjaniç, derbi është i Romës

Roma e ka fituar derbin e fundjavës së futbollit italian, duke e mposhtur Napolin me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm për verdhekuqët e shënoi Miralem Pjaniç në pjesën e parë, duke realizuar pas një aksioni model pasi që u shërbye bukur nga Alessandro Florenzi.

Roma në këtë mënyrë largohet nga Lazio në katër pikë dhe është më e qetë për vazhdimin e kampionatit ndërsa Napoli mbetet prapa zonës Champions.