Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit, takim që u zhvillua në Rahovec me rezultat 57:63 (16:12, 11:12, 11:15, 19:24), në xhiron e 19-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Prizrenasit e nisën ndeshje më mirë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 16:6, por mysafirët me gjashtë pikë radhazi bënë që çereku i parë të përfundojë me shifrat 16:12.
Perioda e dytë ishte më e barabartë, me asnjërën skuadër që nuk arrinte të shkëputej në rezultat, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 27:24.
Lojë e barabartë u zhvillua në periodën e tretë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjera, pa arritur shkëputjen, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 38:39.
Dhjetë minutat e fundit ishin interesant, ku deri në fund ishte dramë, dhe 1:23 minuta para fundit, rezultati ishte 57:59, megjithatë në momentet vendimtare mitrovicasit ishin më të mirë dhe triumfuan me shifrat 57:63.
Te Bashkimi u dallua John Flarevus me 15 pikë e 14 kërcime, kurse te Trepça u dallua Drilon Hajrizi me 21 pikë e dhjetë kërcime.
Prizrenasit kanë tetë fitore e 11 humbje, kurse mitrovicasit kanë 13 fitore e gjashtë humbje.