Mitrovica triumfon në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës

KFF Mitrovica ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës ndaj A&N. 

Vashat mitrovicase kanë triumfuar si mysafire me rezultatin 4:2, shkruan Gazeta Olle.

Halilaj ka arritur të realizoj hat-trick, duke ia siguruar fitoren skuadrës së saj, ndërsa edhe një gol tjetër e ka shënuar Gjegji.

Kjo fitore i jep komoditet skuadrës nga Mitrovica për duelin e kthimit.

/Gazeta Olle/