Mitrovica sjell dy përforcime nga Afrika e Jugut

Kampionia në fuqi, Mitrovica, ka sjell dy përforcimet e para për sezonin e ri.

Lojtaret e ardhura vijnë nga Afrika e Jugut.

“Zanele Portia Nhlapho (Mbrojtëse) dhe Andisiwe Mgcoyi (Sulmuese) të dyja vinë nga Afrika e Jugut,ku sezonin e kaluar ishin pjesë e KF Apollonia – Fier”, thuhet në njoftimin e Mitrovicës, raporton Gazeta Olle.

Mitrovica ka paralajmëruar edhe përforcime tjera para garave të Ligës së Kampionëve.