Mitrovica po kalon superformë në Ligën e Dytë të Kosovës

Skuadra e re e Ligës së Dytë të Kosovës, FC Mitrovica, është skuadra e vetme që nuk ka asnjë humbje pas katër xhirove, dhe nga katër ndeshje ka katër fitore me pikë maksimale, 12 gjithsej.

Pëveç rezultateve të mira, mitrovicasit kanë shënuar 15 gola dhe kanë pranuar vetëm një. Nëse ky ekip vazhdon me këtë formë të mirë nënkupton inkuadrimin në Ligën e Parë të Kosovës për stinorin e ardhshëm, shkruan Gazeta OLLE.

Përndryshe, në xhiron e fundit Mitrovica ka mposhtur Deçanin, me rezultat minimal 1:0 me golin e Nkosikhona Dube-s.

Aktualisht Mitrovica gjendet në pozitën e parë, pastaj pason KEK-u në pozitën e dytë me 10 pikë.

FFK reagon pasi UEFA e përktheli Rumaninë me denim qesharak: Kjo gjë për ne është e papranueshme

UEFA dënon Shqipërinë me 44 mijë euro