KFF Mitrovica do të luajë sot ndeshjen e tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për femra.
Mitrovicasit nga ora 17:30 do të takohen ndaj nikoqirit, Breznica, shkruan GazetaOlle.
Vashat kosovare me një barazim eventual do të kalonin grupin, që do të ishte sukses historik për futbollin e femrave në Kosovë.
Kujtojmë se pas dy ndeshjeve në grupin 2, Mitrovica është lidere me gjashtë pikë, e ndjekur nga Breznica e Malit të Zi, me katër sosh.