Mitrovica e përcolli 13 Qershorin me ‘pesëshe’

Futbollistet e skuadrës së Futbollit “Mitrovica” kanë startuar me mjaft sukses në pjesën e dytë të kampionati duke shënuar fitore bindëse ndaj skuadrës nga Theranda – 13 Qershori me rezultat bindës 5:0.

Kjo fitore ka vlerë të posaqme pasi vajzat mitrovicase ndanin pozitën e dytë në renditje e Superligës për femra me vajzat therandase, ndërsa pas kësaj fitore ato krijojnë shkputje dhe me të drejtë mëtojnë titullin kampion. Drejtuesit e skuadrës janë ndarë mjaft të knaqur me këtë fitore, duke përgzuar vajzat mitrovicase për angazhimin, disiplinën dhe realizimin e detyrave të përcaktuara nga trejneri Seid Onbashi.

“Kjo fitore po vjen si fryt i punës, angazhimit dhe përgatitjeve të kryera, në të njëjtën kohë do jetë stimulim për angazhim dhe paraqitje edhe më të mirë në vazhdimin e garave, ku mitrovicaset janë kandidate për titull” thotë Onbashi.