Mitaj protagonist me asist, në fitoren prej 5-0 ndaj Bernard Berishës

Lokomotiva e Moskës shpartalloi me rezultatin 0-5 mbrëmjen e sotme Akhmat Groznin, ku kapitenin ishte shqiptari i Kosovës, Bernard Berisha.  

Protagonist në këtë duel u bë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i cili u hodh në fushën e lojë në minutën e 80-të, ndërkohë që në minutën e 90+2’ asistoi për Batrakov, që shënoi golin e pestë, duke “vulosur” kështu sfidën.  Një asist ku nxjerr në pah klasin e jashtëzakonshëm në këmbët e talentit shqiptar, që shmang bukur disa kundërshtarë. 

 

Për sa i përket Bernard Berishës, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Besës së Kavajës, qëndroi në fushë 67 minuta, teksa më pas u zëvendësua. /Panorama/

Zbulohet orari i plotë, i dueleve të Kosovës në kampanjën për kualifikimet e CEV EuroVolley

Kosova U-18 triumfon ndaj Qipros, renditët e 21 në Kampionat