Misioni UEFA, Vokrri udhëton në Gjermani

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka udhëtuar sot drejt Gjermanisë. Ai nesër do të takohet me presidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Wolfgang Niersbach.

Kështu thuhet në një njoftim të FFK-së. “Në këtë takim do të bisedohet për harmonizimin e agjendës për takimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që do të mbahet me 23.03.2015 në Vjenë të Austrisë”, thuhet në njoftimin e federatës, raporton Gazeta Olle.

 

Javën e kaluar drejtuesit e FFK-së u takuan me krerët më të lartë të UEFA-s, prej nga morën premtime për gjetjen e një zgjidhje për pranim sa më të shpejtë të FFK-s në shtëpinë e futbollit evropian. (Gazeta Olle)