Mirsad Idrizi ‘kapet’ me Afrim Muçiqin!

Kur skuadrës së Ferizajt nuk i ecën apo gjendet në fundin e tabelës, në mënyrë të pakuptueshme nuk zgjedh mjete për t’i marrë pikë Prishtinës. Me gjithë pritjen aspak të mirë, presionin e madh ndaj gjyqtarëve dhe lojës në momente edhe brutale, Prishtina e kapërcej edhe këtë sfidë gati të pakapërcyeshme.

Ç’është e vërteta, Prishtina luajti mjaft dobët, e frikësuar dhe jo e vetëdijshme se ka shumëfish cilësi më shumë se skuadra ferizajase. Sidoqoftë, sot duhej të ishe trim, mos të ndjeje frikë, të pranoje kushtet e tilla të lojës dhe të ambientohesh dhe kur del triumfues ndeshja e dobët harrohet. Sot këtë ia dolën futbollistët e Prishtinës, të cilët megjithatë luftuan fortë, më shumë në luftën fizike me futbollistët vendas, e që shpesh i toleroi gjyqtari Tahiri, i cili megjithatë nuk pati gabime që do të ndikonin në rezultat, me gjithë presionin e madh që pati në vazhdimësi, e sidomos pas mbylljes së pjesës së parë.

Aq i madh ishte presioni sa edhe pas ndeshjes, ish-kapiteni i Prishtinës, Mirsad Idrizi sulmoi verbalist nënkryetarin e F.C. Prishtina, Afrim Muçiqi, por fal edhe zyrtarëve tjerë ferizajas që patën ndërgjegje të pastër nuk lejuan ndonjë incident. Me gjithë lojën e ashpër të futbollistëve vendas, pas përfundimit të ndeshjes, shtrinë dorën dhe uruan fitoren kundërshtarit dhe hiç rastit aspak të hijshëm dhe jo të parë të ish-kapitenit ton Idrizi, gjithçka kaloi në rregull.

T’ju kujtojmë, se në vjeshtë Ferizaj kishte nxjerrë barazim në kryeqendër dhe s’kishe pasur as më të voglin problem.

Ndeshja e ardhshme nuk zhvillohet në fundjavë, por në mesjavën e ardhshme përshkak impenjimeve të përfaqësuesve evropiane. Ndërsa Prishtina, në kuadër të javës XX do të presë Drenicën. (prishtinafc.com)