Mirlind Kryeziu shënon gol në fitoren e Zurichut

Mirlind Kryeziu ka vazhduar shkëlqimin në Superligën e Zvicrës.

Mbrojtësi i Kosovës ka realizuar gol në fitoren e Zuricht 1-3 te Luzerni.

Reprezentuesi kosovar shënoi gol ne kokë në minutën e 35-të pas asistimit nga Guerrero.

Zurich luajti më mirë dhe me plot meritë morên fitoren e tretë në po aq ndeshje këtë kampionat.

Përveç Kryeziut, te Zurichu titullar ishin edhe Bledian Krasniqi dhe Fidan Aliti.

Ndërkohë te Luzerni luajtën David Domgjoni dhe Lorik Emini të inkuadruar nga banka rezervë. /Gazeta Olle/

 

Rashani e nis për mrekulli në Ligue 1, asiston në fitoren e madhe të Clermontit (Video)

Xherdan Shaqiri pritet të transferohet në La Liga