Mirlind Daku vazhdon shkëlqimin, shënon dy gola të tjerë në Slloveni

Mirlind Daku po vazhdon të shkëlqej në Superligën e Sllovenisë, pasi aktualisht është golashënuesi më i mirë atje.

Në javën e 13-të, Mura e lojtarit kosovar u takua me Radomlje, ku fituan 3-0.

Pas vetëm tre minutash lojë, vendasit kaluan në epërsinë me golin e Dakut, me Maruskon që ishte asistuesi.

Golin e dytë për Muran e shënoi Cipot pas gjashtë minutash nga i pari, ndërsa Kous ishte asistuesi.

Për të bërë fitoren sa më bindëse, Daku e shënoi të dytin personal dhe të tretin për skuadrën e tij në minutën e 74-të.

Me këto dy gola, sulmuesi ynë ka shkuar në kuotën e dhjetë golave në 13 xhiro të zhvilluara.

Peja fiton në udhëtim te Bashkimi me rezultat të ngushtë

Milani fiton me vështirësi në udhëtim te Hellas Verona