MIRLIND DAKU shënon, Shqipëria dyfishon epërsinë ndaj Polonisë (Video)

Shqipëria po vazhdon me lojë të bukur dhe me raste, duke shtuar epërsinë ndaj Polonisë në 2-0.

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 po shkon shumë mirë për kuqezinjtë.

Pas një super goli në pjesën e parë nga Jasir Asani, tani në pjesën e dytë Shqipëria shtoi epërsinë.

Ylber Ramadani harkon në zonë te Mirlind Daku, i cili pranon topin bukur dhe me një gjuajtje me kthim shënon për 2-0.

Ky ishte goli i parë i Mirlind Dakut me fanellën kuqezi që në ndeshjen e dytë.

https://twitter.com/fener1medya/status/1700967003920421353?s=20

Mbyllen 45 minutat e para në Tiranë, Shqipëria në epërsi me një gol të jashtëzakonshëm nga Asani

Shqipëri madhështore, fitore spektakolare ndaj Polonisë dhe hap gjigant drejt Euro 2024