Mirlind Daku është rikthyer të bëjë protagonistin në kampionatin rust ë futbollit me ekipin e tij Rubin Kazan.
Daku dha asistin e golit të avantazhit për Rubinin, që luajti si vendas kundër Lokomotivës së Moskës. Në minutën e 21-të, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shërbeu për Vada dhe ky i fundit nuk fali për 1-0.
Rubin Kazani barazoi në shtëpi me Lokomotivën e Moskës me rezultatin 1:1, në ndeshjen e 25-të të elitës së futbollit të Rusisë.
Ky ishte asisti i katërt në kampionat për Dakun, i cili numëron edhe 5 gola me Rubin Kazan.