Mirlind Daku e ka nisur më së miri sezonin e ri të Premier League-s ruse.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit ka gjetur sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 45’ dhe duke kaluar ekipin e Rubin Kazan në avantazh.
Rubin Kazan u mund me rezultatin 2-3 nga skuadra e Khimki, në kuadër të javës së tretë të kampionatit rus, megjithatë Daku u shfaq mes më të mirëve në fushë, pasi ia doli që të të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 2′, ndonëse ai gol u anulua për pozicion të parregullt.
Pa u mbyllur pjesa e parë, Daku ia doli të kaloi ekipin e tij në avantazh, duke shënuar në minutën e 45′ nga pika e bardhë e penltisë.
Në minutën e 65’ të lojës, Mirlind Daku u kthye sërish protagonist i Rubin Kazan, duke dhuruar asist për Jukic, duke rikthyer sërish në avantazh ekipin vendas.
Në fund takimi u mbyll me rezultatin 2-3, me Rubin Kazan që u mund, por sa i përket aspektit personal, Daku u shfaq mjaft mirë.