Mirlind Daku në formacionin e javës dhe lojtari me notën më të lartë në Kroaci

Mirlind Daku duket se ka arritur të gjejë formën e tij tek Osijek.

Dje ai hyri si zëvendësues dhe arriti të shënojë dy gola kundër HNK Goricas, në fitoren 3-2.

Agjencia e statistikave “SofaScore” ka publikuar 11-shen më të mirë të javës për Ligën e Kroacisë.

Mirlind Daku ishte pjesë e 11-shes dhe futbollisti me notën më të madhe 8.5.

Sulmuesi gjilanas tregoi që në mesjavë që meriton më shumë hapësirë, duke shënuar edhe në ndeshjen e Kupës së Kroacisë.

Edhe mbrojtësi Jon Mersinaj që luan te Lokomotiva e Zagrebit ishte pjesë e formacionit.

Arbnor Morina mban seancën e parë stërvitore me Ferizajn

Super Amir Rrahmani, mbrojtësi ynë kompleton super aksionin e Napolit me gol