Mirlind Daku i lumtur me debutimin te Osjeku, skuadra e tij fiton dhe mbetet lider

Mirlind Daku ka debutuar me Osjekun në javën e katërt të Superligës së Kroacisë.

Sulmuesi gjilanas u fut në lojë në minutën e 78-të kur rezultati ishte 2-1, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Kjo ishte ndeshja e parë e Dakut me fanellën e Osjkut që janë lider në Superligën e Kroacisë.

Lojtari është shfaqur i lumtur me debutimin dhe fitoren e skuadrës së tij.

Me tri fitore dhe një barazim, Osjeku ka 10 pikë.

Daku është kthyer në Kroaci ku ka kontratë me klubin kroat. /Gazeta Olle/

Kosova kampione në kategorinë U18

Kuka: Pas humbjes që pësoi Majlinda, nuk kemi mundur ta gjejmë për 2-3 orë