Mirlind Daku ka filluar ngadalë, por me hapa të sigurt shkëlqimin në Kroaci.
Sulmuesi gjilanas kishte shumë oferta gjatë verës, por skuadra e Osijekut nuk e lejoi largimin e tij.
Daku po merr gjithnjë e më shumë minuta tek kjo skuadër, derisa ka gjetur edhe golin e parë.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar në fitoren e skuadrës së tij 0-3 në udhëtim te Bednja Beletinec në kuadër të 1/16 në Kupën e Kroacisë.
Ish-anëtari i Llapit, Kukësit e Ballkanit realizoi golin e tretë për Osijekun.
78’ MIRLIIIIND DAKUUU!!! ✊
Bednja – Osijek 0️⃣:3️⃣ pic.twitter.com/HUbCzSkyg4
— NK Osijek (@nkosijek) September 15, 2021
Për Dakun ky ishte goli i parë me fanellën e Osijekut në ndeshje zyrtare.
Tek klubi kroat kanë besim të madh te Daku dhe ky gol mund t’i jap besim gjilanasit për ndeshjet e radhës. /Gazeta Olle/