Mirlind Daku fantastik, futet nga banka, shënon dy gola dhe i siguron fitoren Osijekut

Mirlind Daku ka filluar të bëhet i rëndësishëm për skuadrën kroate Osijek.

Sulmuesi gjilanas ka qenë vendimtar në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kroacisë.

Osijek ishte duke humbur 0-1 nga Gorica, derisa Daku u inkuadrua në minutën e 67-të në fushë.

Daku arriti të realizoj dy gola, në minutën e 75-të dhe 84-të për t’ia siguruar fitoren Osijekut 3-2.

Këta janë dy golat e parë të Dakut në Superligën e Kroacisë, derisa ka shënuar ditë më parë edhe në Kupë.

/Gazeta Olle/

Trepça triumfon në super ndeshjen ndaj Prizrenit 16

Nuk ka fitues në derbin italian, Juve dhe Milan ndahen në paqe