Mirlind Daku debutoi me Rubin Kazanin, trajneri i kësaj skuadre me fjalë të mëdha për sulmuesin gjilanas

Mirlind Daku ka debutuar me skuadrën ruse Rubin Kazan, pas transferimit nga Osijeku i Kroacisë dhe ka marr lëvdata nga trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov.

Daku të mërkurën luajti në duelin përgatitor kundër Krylya Sovetov, skuadrës tjetër ruse.

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov ka theksuar se Daku duhet ende të punojë në aspektin fizik për shkak se vetëm sa është inkuadruar në skuadër.

“Ai vetëm sa ka arritur, nuk e di ende punën tonë, është vetëm dita e tij e dytë. Ai ka pasur dy seanca stërvitore. E kemi planifikuar menjëherë që ai të luajë vetëm në pjesën e dytë”.

“Pas ndeshjes ai ende pati vrapime pasi duhet të kthehet në formën më të mirë fizike pasi ka arritur me vonesë”, ka thënë fillimisht trajneri Rakhimov.

Ai pastaj u ndal tek aftësitë e Dakut, duke e lavdëruar sulmuesin kosovar.

“Ndoshta e keni parë ndeshjen. Është shumë i lëvizshëm. Nëse hapet dhe ka hapësirë, me shpejtësinë që ka mund të depërtojë. Ka koordinim të mirë, di si të ruajë topin dhe luan me të tjerët”.

“Nuk do të thotë kjo se ai luan me rrjedhshmëri, pa gabime. Të gjithë bëjnë gabime. Por e rëndësishme është që ai të futet në përbërje me të tjerët dhe kështu merr formën e duhur”, pëfundoi Rakhimov.

Shqiprim Taipi prezantohet te skuadra kazake

Erjon Vucaj prezantohet te skuadra e re