12 vite kanë kaluar nga 9 maji i vitit 2010, kur José Mourinho drejtonte për herë të fundit në “San Siro” skuadrën e Interit.
Sot 4293 ditë nga duartrokitjet e fundit zikaltër të “San Siros” për Mourinhon, tifozët e përshëndetën sërish, duke e nderuar për atë tripletë që do të mbetet gjithmonë në historinë e klubit.
Mourinho është i ulur në pankinën e Romës, por është pritur me të njëjtën dashuri si atëherë kur drejtonte skuadrën zikaltër. I gjithë stadiumi ka duartrokitur dhe ka thirrur në kor emrin e tij.
“Mirëserdhe në shtëpi, Jose”, ishte një nga pankartat e tifozëve të Interit.