Mirënjohje për Elvis Prençin, qendërmbrojtësi ka djersitur fanellën e Llapit në 100 ndeshje

Qendërmbrojtësi i Llapit, Elvis Prençi në ndeshjen e fundit ndaj Malishevës ka zhvilluar ndeshjen e 100-të jubilare për bardhekaltrit.

Në 100 ndeshje, Prençi ka luajtur për 8.754′ minuta, duke realizuar tetë gola dhe duke fituar plot tre trofe, shkruan Gazeta Olle.

Prençi është pjesë e Llapit që 3 vit dhe ka qenë ndër futbollistët më të dalluar duke dhënë kontribut të madh për këtë skuadër.

Elvis Prençi njihet si futbollist dhe person shumë i edukuar dhe kjo e bënë atë shumë të lidhur me klubin dhe tifozët.

“Klubi dhe tifozët do ta kujtojnë gjithmonë golin e tij historik të realizuar në finalen e Kupës ndaj Dukagjinit në minutën e 121 të ndeshjes duke arritur ta dërgoj ndeshjen në penallti dhe më pas duke arritur ta fitonim trofeun e Kupës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Klubi sot përmes kryetrajnerit Tahir Batatina e kanë nderuar Prençin me mirënjohje dhe i kanë dëshiruar shëndet, sukses dhe paraqitje të mira për klubin. /Gazeta Olle/

Momenti kur lojtari brazilian shpik një simulim për të fituar një penallti

Çelhaka dhe Pëllumbi: Fokus maksimal te ndeshja me Slloveninë