Mirëmëngjesi me një lajm “bombë”: Zbulohet skuadra e re e Ronaldos (FOTO)

Spekulimet për largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi vazhdojnë të rriten. Gjithçka nisi me lansimin e lajmit nga media portugeze ‘A Bola’, që raportoi se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Ky lajm ka ngjallë shumë spekulime për të ardhmen e 32 vjeçarit.

Mediet gjatë ditës kanë përmendur shumë skuadra si destinacione të mundshme të portugezit.

Kujtojmë se tashmë Ronaldo ka një ofertë prej 300 milionë eurove, të bërë një vit më parë nga një skuadër kineze, këtë gjë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Jorge Mendes.

ronaldo

Real Madrid do ta ketë të vështirë ta zëvendësojë Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka njoftuar se do të largohet këtë verë nga Real Madrid, pas qëndrimit prej tetë viteve.

‘Goal.com’ ka parashikuar se si do të duket formacioni i Real Madridit edicionin e ardhshëm me lojtarët që ka në dispozicion trajneri Zinedine Zidane.

Sigurisht, këtu pa llogaritur ndonjë lojtar që mund të vijë gjatë ditëve të ardhshme.