Mirela Gjikokaj në formë, shënon shtatë gola dhe shpallet më e mira

Forma e lojtareve të Kombëtares së Kosovës po shkon duke u ngritur para ndeshjeve të rëndësishme me Ishujt Faroe.

Në Norvegji, Mirela Gjikokaj ka shkëlqyer në fundjavë.

Ajo u shpall më e mira e ndeshjes në të cilin Follo HK barazoi 28:28 me Haslumin.

Gjikokaj ndeshjen e mbylli me shtatë gola të shënuar, ndërsa kishte efikasitet të lartë.

Për më tepër Gjikokaj i kishte edhe nëntë asistime.

Ka kohë që ajo shquhet edhe me asistime.

Mirela Gjikokaj është prej lojtareve kryesore të Kosovës.

Ajo me Follon luan në kategorinë e dytë norvegjeze.

Shqipëria miqësore me kampionët e Evropës në Air Albania Stadium

Kjo është lista e golashënuesve pas javës së tetë në Superligën e Kosovës