Nga ardhja e Mirle Josës në skuadrën e Laçit, duket se gjërat janë rikthyer në vendin e duhur për klubin bardhezi.
Për herë të parë në këtë vit, skuadra e Laçit ka arritur të fitojë katër takime radhazi në kampionat, duke u ngritur në tabelën e klasifikimit me 24 pikë.
Gjatë kësaj periudhe Mirel Josa ka arritur që të mposhtë skuadrat më të mira në Kategorinë Superiore, Dinamon e Tiranës, Kukësin, Tiranën dhe Egnatinë.
Skuadra e Laçit ka një mundësi të artë për ta mbyllur vitin me pesë fitore radhazi, ku në shtëpi e presin Kastriotin, e renditur në vendin e fundit me vetëm tetë pikë.
/GazetaOLLE/