Miratohet kërkesa e KB Pejës për organizimin e Kupës së Kosovës

Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll do të zhvillohet në Pejë.

Kjo pasi Bordi i FBK-së ka miratuar kërkesën e KB Pejës për organizimin e eventit, shkruan Gazeta Olle.

Peja ka plotësuar kushtet e përcaktuara në konkursin për organizimin e Final 8.


Vendimi i plotë: 

Vendim i Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka miratuar kërkesën e KB Peja për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll në datat 09-13 Shkurt 2022, pasi skuadra nga Peja i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në konkursin për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës


/Gazeta Olle/

Thikë në fushë – ndeshja në futbollin brazilian u pezullua për disa minuta

Skandali, FSHF publikon audio-incizimin ku Erion Veliaj ofendon rëndë Dukën dhe kërkesën për ta pushtuar futbollin shqiptar