Miranda, kapiten i Interit në vitin e parë?

Që prej largimit të Javier Zanettit, Interi ka pasur probleme ta gjejë një kapiten të denjë që e udhëheq shpirtërisht skuadrën në fushë.

Sipas “Tuttosport”, kapiten i Interit në edicionin e ardhshëm do të jetë pikërisht ardhja e re, mbrojtësi Miranda.

Edhe pse duket befasi që ai ta marrë shiritin e kapitenit që në vitin e parë si futbollist i Interit, sipas mediave italiane, Miranda është favorit për një gjë të tillë. /Olle