Miranda ka diçka për Realin

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Miranda e ka vlerësuar lartë Realin para përballjes në Ligën e Kampionëve, por ka bërë me dije se nuk i frikësohet aspak skuadrës së Calro Ancelotti.

Dy rivalët e qytetit, Real dhe Atletico do të përballen gjatë këtij muaji në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Miranda e ka vlerësuar lartë Realin, por ka bërë me dije se nuk i frikësohet aspak skuadrës së Calro Ancelotti.

Ekipi i Diego Simeones e ka mposhtur Realin gjatë këtij sezoni tri here; në Superkupën e Spanjës, Copa del Ray dhe La Ligë.

” Çdo të jenë dy ndeshje të vështira. Real Madrid kanë një ekip tepër të fortë dhe aktualisht ata janë më të mirë në botë, por ata nuk janë në formë”, ka deklaruar braziliani.

“Ne jemi shumë luftarak. Ne gjatë këtij sezoni jemi takuar në gjatë ndeshje me Realin dhue nuk kemi humbur asnjëherë”, ka theksuar ai.

Miranda e pranoi se Atletico duhet të ketë vëmendje të veçantë te Cristiano Ronaldo, i cili në ndeshjen ndaj Granadas shënoi pesë here.