Miranaj vazhdon me Istogun

Mesfushori istogas Enis Miranaj ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij aktuale Istogun.

Lajmin e konfirmon vetë lojtari për Gazetaolle.com.

“Sot menaxheri im Muhedin Ferati ka ardhur në ujdi me trajnerin Genc Hoxha dhe kryetarin e klubit Fazli Bytyqi që të vazhdojë edhe një sezon në IstogË. Kam pasur edhe oferta tjera nga Superliga ashtu edhe nga Liga e Parë por ën fund vendosa për klubin amë”, pohoi Miranaj.

Miranaj pret që menaxheri i tij Muhedin Ferati t’i gjejë angazhim jashtë vendit.

enis miranaj