Miqësorja mes Dritës dhe Ulpianës zhvillohet pa shikues, kjo është arsyeja

Sot me fillim nga ora 17:30 zhvillohet ndeshja kontrolluese mes Dritës dhe Ulpianës.

Megjithatë, në stadiumin e qytetit në Gjilan, miqësorja do të zhvillohet pa shikues, shkruan Gazeta Olle.

Kjo për shkak se do të bëhet testimi i sistemit VAR, siç njofton faqja zyrtare e Dritës.

“Ju njoftojmë se sot në ndeshjen tonë miqësore do të bëhet testimi i sistemit VAR, ku për shkak të qështjeve teknike me të cilat do të punohet, Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Kërkojme mirëkuptimin e tifozëve të interesuar, që për shkak të rrethanave teknike nuk do të mund të jenë në stadium”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "DFC GAMEDAY F.C. DRITA GJILAN NJOFTIM ULPIANA FC KF 1947 क 1926 LIPJAN Për shkak të testimit tẽ sistemit VAR, ndeshja zhvillohet pa pranin e SHIKUESVE"

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Dritës në Facebook.

Kjo do të jetë miqësorja e fundit parasezonale për “Intelektualët”.

/Gazeta Olle/

Futbolli në zi: Vdes legjenda e Bayernit

Zyrtare: A&N prezanton ish-mbrojtësin e Llapit